IKSHPK-ja gabon në llogaritjen gjatë publikimit të rezultateve të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë  463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Ajo e cila bie në sy është gabimi që ka bërë IKSHPK-ja në llogaritjen e rezultateve të publikuara, shkruan LAJME365.

”Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, e pikërishtë numri i përgjithshë i të shëruarve është shkruar gabimisht pasi që kjo shifër ishte e publikuar gjatë raportimit të ditës së enjete, dhe me 125 rastet e sotme të të shëruarve kjo shifër duhet të ishte 5.605.
Më posht mund të vreni gabimin e IKSHPK-së:
Raporti i ditës së enjëte 06.08.2020
Raporti i ditës së premte 07.08.2020
”Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, njofton IKSHPK./lajme365.com