IKShPK: Kujdes me ushqimin në sezonin e verës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimeve.

IKShPK ka pohuar se pakujdesia mund të shkaktojë epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Institutit:

Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE!

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!

Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen!