IKSHPK ka publikuar rezultatet gjatë 24 orëve të fundit, ku nga 1.035 testimeve me COVID-19 kanë rezultuar 294 persona pozitiv.
Ajo qfar bie në sy tek raporti i fundit i IKSHPK-së, shkruan LAJME365, është se në raport rastet sipas komunave, janë të njëjtat që janë publikuar edhe në ditë e Hënë.
Më posht mund ti shikoni raportet e ditës së Hënë dhe raportin e ditës së sotme, dhe mund të vreni gabimin e IKSHPK-së.
Raporti i ditës së Hënë:
Raporti i sotëm:
Nuk dihet se cila është arsyeja e këtij gabimi që ka ndodhur në publikimin e raportit të IKSHPK-së.
Kujtojm së në bazë të raportit të fundit, 17 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur ndërsa janë sheruar 482 persona.
”Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.
”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com