IKSHPK me lajme të mira rreth COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarave në Republikën e Kosovës, ka arritur në 4.267 raste, ndërkaq raste aktive janë ende edhe 3.383 raste, pra mbi një mijë raste më shumë të shëruar sesa të infektuar.

IKSHPK-ja bën të ditur se në 24-orët e fundit numrit të të shëruarave i janë shtuar edhe 138 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383”, thuhet në njoftim.

Këto rezultate janë të 24 orëve të fundit, ku në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.