IKSHPK njofton edhe për katër të vdekur me COVID-19

Sot më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga këto testime 203 raste kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa IKSHP ka njoftuar se janë shënuar edhe 4 viktima në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK në raportin e djeshëm 24 orësh, kishte njoftuar se totali i viktimave kishte qenë 97, ndërsa në njoftimin e sotëm njoftohet se totali i viktimave është 101.

”Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjell Lajme365.

Sot më 11 korrik 2020,  janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse raste aktive janë 2.287./lajme365.com