Iku nga burgu i Lipjanit – arrestohet në Spitalin e Pejës

Policia e Pejës ka arrestuar një person, i cili ka ikur nga burgu i Lipjanit e po merrte trajtim në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia për media, e cila me anë të një raporti, mes tjerash thotë:“Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”.