Ilir Meta godet Edi Ramën: Politikani duhet ta mbaj fjalën

Presidenti Meta sulmon Edi Ramën. Ai ka thënë se Rama nuk ka tagër ta grisë marrëveshjen për reformën zgjedhore

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur rreth kërcënimin të kryeministrit Edi Rama se, do të ngrisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, nëse vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj tij, njofton Insajderi.

Në një paraqitje televizive me Çim Peken në Syri.net, presidenti Ilir Meta ka thënë se nuk e beson se Rama do ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, nuk ka politikan që të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë, me pasoja të rënda për vendin.

“Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet ti qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë”, ka thënë presidenti Meta.