Presidenti Ilir Meta, ka bërë një postim mjaft ironik, ndërkohë që në Shqipëri mbahen votime njëpartiake. Meta shfaqet në një foto me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, duke marrë rreze dielli. Presidenti e quan këtë ditë “historike plotë diell dhe muzikë”.
Votime të tilla njëpartiake dhe të shoqëruara me valle dhe këngë, ka patur për shumë vite në Shqipëri, nën regjimin e Enver Hoxhës dhe duket se postim i Presidentit Meta, është një paralelizim i asaj periudhe.
“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë“, shkruan Meta.