Infektohet me virus mjeku Ferid Agani

Mjeku Ferid Agani ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Agani ka bërë me dije se ndodhet në shtëpi duke marrë trajtimin e nevojshëm.

“Shpresoj se me ndihmen e Zotit te Madherishem dhe kolegeve profesioniste te kesaj lemie do tia dal te tejkaloje edhe kete sprove te radhes. Per momentin ndodhem ne shtepi duke marre trajtimin e nevojshem nen perkundesjen e familjareve”, ka shkruar Agani./Express

Postimi i plotë:

Pas me shume se tete muaj beteje te suksesshme kunder infeksionit Covid ne vijen e pare te punes se rregullte me paciente, keto dite me preku edhe mua ky virus tinzar.

Shpresoj se me ndihmen e Zotit te Madherishem dhe kolegeve profesioniste te kesaj lemie do tia dal te tejkaloje edhe kete sprove te radhes. Per momentin ndodhem ne shtepi duke marre trajtimin e nevojshem nen perkundesjen e familjareve.

Ju pershendes perzemersisht dhe ju lus per mirekuptim per shkak te pamundesise qe te komunikoje me ju ne vellimin dhe cilesin e rendomte.

Poashtu ju lus per kujdes te shtuar ndaj ketij infeksioni viral.

Me shume respekt,

Ferid Agani