Infektologu kosovar: Respektoni masat në mënyrë që mos të kthehen ato shtrënguese

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se situata me koronavirusin po vazhdon të jetë shumë problematike.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit, do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat sipas tij do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe për zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar  vaksinimi  dhe  duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese  me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor  dhe jo vetëm,edhe për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera ai.