INSAJDERI: LDK-ja nuk ia bën korumin Vjosa Osmanit, vendi shkon në zgjedhje

Burime të Gazetës Insajderit brenda LDK-së kanë bërë të ditur se pas krizës së shkaktuar mbrëmë nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja, deputetet e partisë se udhëhequr nga Lumir Abdixhiku nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Rrjedhimisht dështimi i zgjedhjes se presidentit deri me 5 prill e çon vendin në zgjedhje, shkruan Insajderi.

“Situata dhe kriza në të cilën e ka futur Kurti vendin nuk i ka lënë hapësirë për këtë sepse ai e ka keqpërdorur konstruktivitetin tonë”, ka thënë ky burim i LDK-së për Insajderin.Burime nga kjo parti kanë thënë se tashmë 5 deputet të saj nuk binden në asnjë rrethanë që të marrin pjesë në seancë.

“Momentalisht kjo është situata. Nuk ka asnjë faktor që mund të ndikoje që të veprohet ndryshe”, ka thënë burimi.

Gazeta Insajderi ka kontuaktuar deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashin për ta pyetur nëse LDK do të qëndrojë në sallë gjatë seancës së presidenti pas tërheqjes se Ligjit për Zgjedhje, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacion.

Gazeta ka kontaktuar edhe deputet të tjerë të LDK por qe kanë qenë të paqasshëm./Insadjeri.org