Inspektohen disa aeroplanë në ANP “Adem Jashari”

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”.

Gjatë këtyre inspektimeve, sipas AAC, nuk janë vërejtur parregullsi në paisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilat do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit.

“Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, AAC është duke e hetuar rastin e shfrytëzimit të aeroplanëve të aviokompanive tjera të cilat nuk operojnë rregullisht në vendin tonë, por të cilët shfrytëzohen nga aviokompanitë që gëzojnë të drejtat e trafikut ajror në vendin tonë. AAC mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në vendin tonë”, shkruan në komunikatën e Zyres për Marrëdhënie me Publikun të AAC-së.