Inspektorati i Pejës paralajmeron gjoba gjatë fushates elektorale

Me fillimin zyrtarisht të aktiviteteve të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet edhe rritja e numërit të inspektimeve nga ana e inspektoratit komunal të Pejës.

Ditët e fundit janë shpeshtuar tubimet e subjekteve politikë ne Pejë, të cilat në shumicën e tubimeve kanë shkelur masat kundër pandemisë, por megjithatë inspektorati komunal nuk ka shqiptuar deri tash asnjë gjobë.

“Gjoba të shqiptuara ndaj subjekteve politike nuk ka aktualisht.
Mirëpo tash pasi që do të fillojë fushata zgjedhore zyrtarisht, do të realizohen më shumë inspektime dhe sigurisht që do të ketë edhe gjoba të shqiptuara ndaj subjekteve politike të cilat nuk i zbatojnë vendimet e qeverisë”, ka thënë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Pejës, Leotrim Murtezaj.