Inspektorati i Prishtinës gjobit partitë politike për mosrespektim të masave antiCOVID (FOTO)

Inspektorati policor i Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur me nga 2000 euro  partitë politike AAK dhe NISMA, për mosrespektim të masave anti COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i inpsektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell LAJME365.

Ai ka thënë se askush nuk është mbi ligjin, dhe gjobat do të vazhdojnë për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi, brenda territorit të Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Askush mbi ligjin!

Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit.

Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!/lajme365.com