Inspektorët e Gjilanit në terren edhe në këto orë!

Inspektorët e Komunës së Gjilanit po vazhdojnë inspektimet në qytet e fshatra për të parë zbatimin e vendimit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, lidhur me kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm.

Inspektorët e Komunës po përkrahen nga ekipet e Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava” dhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka njoftuar se prej 21 qershorit nga ora 21:00 deri në ora 6:00 të mengjesit, është ndërprerë prodhimi te Penda e Përlepnicës për ta ruajtur ujin shkaku i thatësisë.

Apelohen qytetarët që t’i përmbahen vendimit të kryetarit Haziri dhe të mos e përdorin ujin e pisjhëm për ujitjen e kopshteve, oborre, sikur edhe autolarjet që e kanë të ndaluar ta përdorin, në të kundërtën, do të pasojnë gjobat prej 300 euro, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.