Inteligjenca Artificiale më e mirë se mjekët në diagnostifikimin e kancerit të gjirit

Inteligjenca artificiale është më e saktë se mjekët në diagnostikimin e kancerit të gjirit nga mamografitë, sugjeron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Nature.

Një ekip ndërkombëtar, përfshirë këtu studiues nga Google Health dhe Imperial College London, kanë dizajnuar dhe trajnuan një model kompjuterik për imazhe me rreze X nga gati 29,000 gra.

Algoritmi tejkaloi gjashtë radiologë në leximin e mamografisë.

Inteligjenca Artificiale ishte aq e mirë sa dy mjekë që punonin së bashku.

Për dallim nga njerëzit, Inteligjenca Artificiale është e palodhshme. Ekspertët thonë se kjo mund të përmirësojë zbulimin.