Interpoli refuzon Turqinë për ndjekje të gylenistëve

Autoritetet turke bëjnë të ditur se Interpol ka refuzuar pothuajse të gjitha kërkesa e Turqisë për ndjekje të gylenistëve të akuzuar për tentim grusht-shteti në Turqi.

Interpol ka refuzuar kërkesën e Turqisë për nxjerrje të urdhërarrestit ndërkombëtar për 352 persona, të cilët ajo i cilëson si “terroristë”.

Krahas kësaj, Interpol ka përjashtuar nga lista e saj 162 pjesëtarë të forcave të armatosura të kurdëve të Sirisë PYD, duke përshirë edhe kreun e saj, Salih Muslim.

Image result for Salih Müslim

Personi i vetëm i cili ka mbetur në listat e Interpolit është Burkay Karatepe, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e ekipit i cili ka synuar atentatin nda Presidentit Turk, Erdogan, në natën e tentim grusht-shtetit në Turqi.

Përkundër kësaj, intelegjenca turke ka arritur që të sjellë në Turqi 192 persona të cilët janë në listat e tyre të kërkimit, duke përfshirë edhe 6 shtetas turq të cilët nga Kosova u deportuan në Turqi pa lejen e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, gjë e cila kishte ngjallur reagime të shumta në vend.