Investim milionësh i përuruar para tre vitesh , shkolla profesionale në Dragash ende jofunksionale

Në këto fotografi është shkolla moderne në Dragash, e ndërtuar në vitin 2016, me kosto dy milionë euro, e përuruar me një pompozitet të madh në një ceremoni solemne, në të cilën këmba e nxënësit nuk ka shkelur ende. Për tetë vjet sa ka zgjatur ndërtimi i saj, kjo shkollë është përdorur e përfolur nëpër fushata zgjedhore. Sot ajo qëndron e mbyllur në një kodrinë të rrethuar me pisha, që më shumë i ngjanë një shkolle të Çernobilit të boshatisur.