Investime të reja në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë sot në terren për t’i parë mundësitë e realizimit të investimeve të reja në komunën që ai drejton.

Bëhet fjalë për realizimin e një unaze në qytetin e Suharekës e cila do të lehtësonte qarkullimin e automjeteve në këtë qytet.

“Në teren sot bashkë kemi shikuar mundësitë dhe po punojmë për realizimin e unazës së dytë, e cila do ta shkarkoj komunikacionin në qytet dhe rrugët kryesore”, është shprehur Muharremaj.