Ipen vaksinat e para në Pejë

Sot në Pejë ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën kundër Covid-19.

I pari që e mori dozën e parë të vaksinës është drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, Dr. Skender Dreshaj i cili tha se kjo vaksinë duhet të merret nga të gjithë.

Më pas u vaksinua edhe Drejtori i Repartit të Infektivës në këtë Spital, Dr. Halil Komoni i cili tha se me në fund edhe në Kosovë erdhi kjo vaksinë përmes të cilës do ndalet ky termet që shkaktoi koronavirusi.