IPKO e kishte larguar nga puna, pas 3 vitesh ” betejë ” Gjykata i jep të drejtë punëtorit

Në Shtator të vitit 2017 kompania IPKO kishte larguar nga puna E.K.,  punëtor i kësaj kompanie prej disa vitesh,  duke i ndërprerë kontratën e punës në kundërshtim me Ligjin e punës.

Punëtori E.K., i me tu larguar nga puna kishte paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizionin Civil, kompaninë IPKO  duke kërkuar nga Gjykata që të anulohet vendimi i kompanisë IPKO për largimin nga puna.

“ Drejtësia vonon, por nuk harron “  pasi që tre vite më vonë më saktësisht me datë 01.02.2020 Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për çështjen, duke e aprovuar në tërësi padinë e punëtorit të IPKO-së E.K.

Gjykata e Prishtinës ka marrë aktgjykim dhe e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e kompanisë IPKO për ndërprerjen e kontratës së punës ndaj punëtorit të tyre E.K.

Në të njëjtën kohë Gjykata e ka detyruar kompaninë IPKO që paditësit (ish – punëtorit) E.K., t ‘ia kompensojë pagat e papaguara për periudhën nga shtatori i vitit 2017 e deri në shkurt  të vitit 2020.

Gjithashtu kompania IPKO është detyruar nga Gjykata që paditësin EK., t ‘ia paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore që janë krijuar gjatë procedurave  pranë gjykatës.

Kompania IPKO para gjykatës kishte kundërshtuar padinë e ish punëtorit të saj, duke thënë se si kompani në kohë dhe në bazë të rregullores së brendshme i kishin ndërprerë kontratën e punës për shkak të shkeljeve të rënda të punës, po këto pretendime gjykata i ka hedhë poshtë si të pabazuar anë prova dhe nuk i ka falur besimin këtyre pretendimeve.

Gjithashtu edhe Inspektorati i punës i kishte dhënë të drejtë punëtorit E.K., të larguar nga puna nga ana e kompanisë IPKO, andaj këto vendime të inspektoratit të punës i ka vlerësuar Gjykata Themelore e Prishtinës si të besueshme dhe të bazuara në prova.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, andaj ky vendim nuk është i plotfuqishëm deri në një vendim tjetër të Gjykatës së Apelit.