Iraku dënon me vdekje 8 francezë

Gjykatat irakiane ditëve të fundit kanë marrë vendim për dënimin me vdekje të 8 pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS.

Bëhet fjalë për 8 shtetas francezë të cilët, në cilësi të anëtarëve të ISI, kanë kryer krime të rënda ndaj qytetarëve të Irakut.

Këta ishin pjesë e një grupi prej 12 personash të cilët iu dorëzuan autoriteteve irakiane nga autoritetet e Sirisë.