Irani ndalon anijen britanike

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar se kanë ndaluar anijen transportuese britanike në Ngushticën e Hormuzit duke ngritur kështu edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të tensionuar në rajon.

Forcat ushtarake iraniane pretendojnë se anija britanike “Stena Impero”, e cila po transportonte derivate të naftës, ka shkelur rregullat e trafikut detar.

Autoritetet britanike nga ana tjetër kanë njoftuar se kanë humbur kontaktin me anijen e tyre pasi persona të paidentifikuar kanë bastisur anijen transportuese në të cilën gjendej ekuipazhi prej 23 personash.

Image result for Stena Impero