Irani refuzon negociatat me SHBA-në për çështjet nukleare

Ashpërsohet retorika ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se shteti i tij nuk do të negociojë me presidentin amerikan, Donald Trump, derisa SHBA-ja të tregojë “respekt” ndaj Teheranit për të njohur angazhimet e saja ndaj marrëveshjes së diskutueshme nukleare.

Mediat amerikane kanë cituar Zarif të ketë thënë se SHBA-ja “po luan një lojë shumë të rrezikshme” duke e rritur praninë e saj ushtarake në rajon. Për më tepër, ai ka kritikuar amerikanët për dërgimin e trupave të tyre në Gjirin Persik.

“Dërgimi i trupave ushtarake në një vend të vogël është ka tendencë të nxitë aksidente. Nevojitet kujdes i madh për këtë”, ka deklaruar kryediplomati iranian.

Ai ka akuzuar Washingtonin se ka qenë e para që është tërhequr nga marrëveshja e vitit 2015 për kufizimin e kapaciteteve nukleare të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.

Ndërkohë, para pak ditësh, presidenti Trump ka porosit Iranin që nëse kërkojnë luftime, atëherë ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Trump kishte shtuar se “mos e kërcënoni më kurrë SHBA-në”.