Isa Mustafa, autorizohet nga LDK që ta negociojë koalicionin me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast pritet ta autorizojë kryetarin e partisë, Isa Mustafën, që ta negociojë koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me Albin Kurtin për postin e Kryeministrit.