Isa Mustafa: Kësaj i vjen era diktaturë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj letrën të cilën Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes të cilit ai i jep leje deputetëve që të marrin pjesë në mbledhje e Kuvendit të Kosovës, të paraparë të mbahet të mërkurën.

“Kësaj i vjen era diktarurë” ka shkruar Mustafa.

 

Ky është reagimi i plotë i IsaMustafës:

Edhe kjo ndodhë!
Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjenve nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!
Kësaj i vjen era diktaturë!