Isa Mustafa: Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se lista me kandidatët për deputetë e kësaj partie nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera.

“Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale. Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së. Ata që e kishin mendjen na u bashkëngjiten në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake. Lista përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë parkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore”, ka shkruar Isa Mustafa në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ai ka deklaruar se lista e kandidatëve për deputetë e partisë që ai drejton përfaqëson identitetin dhe vlerat e Kosovës.

“Lista reflekton një diversitet specifik: akademikë, profesorë universitar, kuadro të shquara të kulturës, të biznesit, ministre dhe ministra të suksesshëm, mësues, drejtues shkollash e biznesesh, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë… Të gjithë të përkushtuar, në rend të parë, për shtetin e Kosovës – KOSOVACENTRIZMIN. Të përcaktuar që Kosova të forcohet ekonomikisht, kulturalisht dhe ndërkombëtarisht, pa ia prekur askush kufijtë, shtetësinë dhe simbolet e saj. Ta ndërtojmë një Kosovë evropiane, në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu siç e predikonte Presidenti ynë i Parë, dr. Ibrahim Rugova”, ka shtuar më tej kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës: