Ish aleati fajëson Haskukën për humbje të miliona eurove

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë kanë ndarë Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.

Ky grant është për vitin 2020 dhe është në bashkëfinancim i fondeve të MAPL në vlerë prej 2.5 milionë eurosh si dhe donatorëve në vlerë prej 2.4 milionë eurosh.

Tri komunat të cilat janë shpërlyer me mjete shtesë janë: Komuna e Pejës- vendin e parë, Komuna e Junikut-vendin e dytë dhe Komuna e Lipjanit- vendin e tretë.

Lajme365 ka raportuar për Komunat që kanë treguar përformancën më të mirë dhe që janë shprblyer.

Cila është komuna me performancën më të mirë në Kosovë?

Me këto grante do të shpërblehen komunat, të cilat kanë pasur performancë më të mirë në qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe ofrim i shërbimeve publike.

Jashtë kësaj liste ka mbetur qyteti i Prizreni i udhëhequr nga Vetëvendosje me kryetar Mytaher Haskukën, ndërsa pos Prizrenit jashtë kësaj liste ka mbetur edhe kryqyteti Prishtina.

Lidhur me këtë ka reaguar ish aleati i Haskukës, Zafir Berisha që është kryetar i partisë NISMA në Prizren dhe që dikur në koalicion udhëhiqnin me Prizrenin.

Njoftimi i MAPL për përformancën e komunave sipas Berishës tregon për përformancën e dobët që po tregon qeveria në Prizren.

” Qeverisja e keqe e LVV dhe M.Haskukës, ka bërë që Prizreni edhe njëherë të humbë rrethë 500 mijë ero donacion investime në qytetin tonë duke u radhitën në mesin e komunave të Kosovës me perfomancë jo të kënaqëshme. ” ka  shkruar Zafir Berisha.

Komunat përfituese nga ky grant kanë qenë:: Pejë, Junik, Lipjan, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Gracanicë, Kllokot, Ranillug, Gllogovc, Shtërpcë, Mamushë dhe Leposaviq.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të NISMA në Prizren Zafir Berisha: 

Komunikata e djeshme nga MPAL dhe Agjencioni për zhvillim dhe bashkëpunim nga Zvicra, Suedia dhe Norvegjia tregon edhe njëher pēr perfomancën e dobët që po tregon qeveria në Prizren! Qeverisja e keqe e LVV dhe M.Haskukës, ka bërë që Prizreni edhe njëher të humbë rrethë 500 mijë ero donacion investime në qytetin tonë duke u radhitën në mesin e komunave të Kosovës me perfomancë jo të kënaqëshme.

Mungesa e ideve kreative si dhe mungesa e kuadrove profesionale që e duan qytetin e Prizrenit më shumë se gjepat e “komisarve politik të LVV”, ka bërë, që të kemi një gjendje të rënd në qeverisjen komunale e cila po e dëmton rënd imazhin Prizrenit.

Paaftësia e z.Haskuka, qytetarëve të Prizrenit i ka kushtuar me miliona euro të humbura vetem për 2 vite!

Zafa