Ish Ambasadorja Çitaku i dërgon ‘selam’ Spanjës nga ‘Republika e Kosovës’

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar Federatës spanjolle të futbollit, e cila ka hezituar t’i referohet Kosovës si shtet, apo vetëm si “Kosova”.

Federata spanjolle vendin tonë i është referuar si “territori i Kosovës”, ndërsa Vlora Çitaku i ka dërguar të fala Spanjës, duke ia treguar edhe flamurin e Kosovës

“Hmmm 🙂 Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.

Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.