Ish-deputetët e LDK-së që kësaj here mbetën jashtë Kuvendit

Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve LDK ka dalë partia e tretë me 12.64% duke siguruar kështu vetëm 15 deputetë.

Nga kjo 16 deputetë të legjislaturës së kaluar nga LDK-ja nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të qenë edhe kësaj here në Kuvendin e Kosovës.

Ish-deputetët që kanë mbetur jashtë janë: Besa Gaxherri, Ardian Shala, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Faton Bislimi, Fetah Rudi, Fidan Rekaliu, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Lirije Kajtazi, Saranda Musliu, Shkëlzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Shkumbin Gashi, Visar Hoti dhe Vlora Limani-Hajnuni. /Telegrafi/

Tags: