Ish-deputeti i AAK’së ka një lutje për Albin Kurtin

Anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka komentuar listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe problemet me akuza për vjedhje votash brenda këtij subjekti politik.

Ai e ka përmendur rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

“Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij, AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj.

“Zoti Haradinaj e din se duhoni është duke u pirë diku. Është gjynah që partia e Haradinajt me dalë sot me 60-70 mijë vota”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës.

“Nuk është mirë që ne që jemi afër tij, shokët e tij, të ia prishim punën Ramushit. Por, nëse dikush mendon se do ta shohin duke u rrënuar Ramushin, e kanë gabim, se nuk do ta lejojmë”, ka shtuar ai.

Dreshaj tutje ka thënë se Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës. Sipas tij, Kosova i ka borxh Haradinaj për ta bërë president.

“Ramushi nuk luan me hile. Është lutje që po ia bëjë Albinit si vëlla, si politikan, si njeri që është sakrifiku. Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin”, theksoi ai.

Dreshaj tha se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dalë e të shkoj te shtëpia e Haradinajt, Veselit, Thaçit, Krasniqit, Selimit. “Albini duhet t’ua di hallin atyre njerëzve, sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të shqiptarëve”, shtoi ai.