Ish-deputeti i LDK-së ftohet nga Specialja

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi – Leka ka njoftuar se ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas tij, ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit nëntor.

“Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe dhe do mbetet e tillë. Ashtu siç e zhvilluam luftën për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë. Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!”, ka njoftuar Ibishi në FB.