Ish-deputetja e PDK-së i del në mbrojtje Ardian Kastratit: UP-ja lëshoi deklaratë rrufe nën presionin parapolitik

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke i dal në mbrojtje Ardian Kastratit.

Isamili ka shkruar se Universiteti i Prishtinës lëshoi një deklaratë rrufe ndaj profesorit nën presion parapolitik, dhe se shumica ka marrë hov në kërkim të kurbanëve të pushtetit, për t’i hyrë në qejf pushtetit.

Po ashtu ndër të tjera, ajo ka cekur se si mund të jenë ditë të bardha për demokracinë kur opozita në atë demokraci nuk ka as nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme e asnjë amandament nuk mund ta kaloj, dhe bordet do të votohen nga njerëz të një partie.