Ish-drejtori i KEK-ut flet pas aktakuzës së ngritur për faljen e hidrocentrale

Prokuroria Speciale sot ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të “Qeverisë Thaçi 2”, Besim Beqaj, Mimoza Kusarit, Dardan Gashit, Nenad Rashqit, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjuka për ndërtimin e disa hidrocentraleve.

Ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka në një prononcim për KALLXO.com nuk ka komentuar ngritjen e kësaj aktakuze, ai madje tha se nuk ka qenë i informuar.

S’kam koment për asnjë gjë madje edhe tash po e marrë vesh se s’kam infomartë për këtë. S’kam cfarë të shtojë”, ka thënë Gjuka për KALLXO.com.

Aktakuza është ngritur për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të rrjetit të distribuimit të KEK-ut proces ky i zhvilluar gjatë ‘Qeverisë Thaçi 2’.  Katër hidrocentrale ishin përfshirë në shtije të distribucionit pa qenë pjesë e kësaj shtijeje.

Aktakuzë për ish-ministrat e ‘Qeverisë Thaçi 2’ për faljen e Hidrocentraleve