Ish drejtori i Policisë së Kosovës aderon në PDK

Ish Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka aderuar në Partin Demkkratike të Kosovës.

Qalaj është prezantuar nga U.D i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një konference të përbashkët për media, raporton LAJME365.

“Unë sot jam i nderuar që nga sot do të jem anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes. Në këtë parti kam pasur dhe kam shumë shokë. Të cilët në shumë etapa kanë kontribuar për lirinë e vendit.

E kam pas të vështirë ta marrë këtë vendim dhe të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Mirëpo, filloi një degradim në polici dhe AKI. Por duke parë që nga ky degradim po vije nga politika, u kyça në politik që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, ka thënë Qalaj./lajme365.com