Ish-eprori i UÇK-së Remzi Shala, shpallet fajtor për krime lufte

Gjykata në Prizren e ka shpallur fajtor ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës (UÇK), Remzi Shala në akuzën për krime lufte.Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht departamenti për krime të rënda ka shpallur fajtor për krime lufte kundër popullësisë civile, Remzi Shalën, ish-eprorin e UÇK-së,

Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg dhe se ndaj tij do të vazhdojë masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës.

Kujtojmë se Remzi Shala është edhe i ftuar nga Gjykata Speciale dhe pas kësaj ftese ai ishte arratisur nga Kosova, kështu duke refuzuar ftesën e Speciales.