Ish futbollisti i Barcelonës infektohet me COVID-19

Ish futbollisti i Barcelonës, XAVI ka rezultuar pozitiv me COVID-19, i cili tani ndodhet në vetëizolim.

Xavi aktualisht është trajnier i skuadrës nga Katari Al Saddin.

nuk do të mund të drejtojë skuadrën, derisa në vend të tij do të jetë David Prats, ndihmësi i tij.

“Ditë më parë, duke ndjekur protokollin e QSL, kam dal pozitiv me COVID-19 në testimet e fundit, por ndihem mirë”, ka shkruar ai në Instagram.

“Do të qëndrojë në vetëizolim derisa të kalojë këtë periudhë. Kur shëndeti të më lejon, do të jem edhe më i fuqishëm”, ka shtuar më tej ai.

Xavi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin në këtë situatë që po e kalon.