Ish i burgosuri politik tregon torturat pas vizitës së Arkanit në burgun e Mitrovicës

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli ka folur në “Prime Time” për torturat që kanë përjetuar gjatë viteve që kanë kaluar në burg gjatë viteve të ’90-ta.

Ai ka treguar për një rast kur në vizitë në burgun e Mitrovicës, kishte ardhur edhe i ashtuquajturi Arkani.

Xhemajli thotë se Arkani kishte shkuar t’i marrë ushtarët e tij.

“Kur erdhën të na vizitojnë, mua më thanë që Arkani ka ardhur t’i marrë ushtarët e tij nga këtu, kështu që nëse dëshiron të shkosh në luftë po të lirojmë. Unë i kam thënë se nuk luftoj kundër popullit tim, aty reaguan keq ata ndërsa Arkani vetëm qeshte”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka thënë se pas kësaj vizite, ka përjetuar dhunë fizike si dënim për përgjigjen e dhënë.