Ish-këshilltari i Thaçit: A po kandidon Kurti për kryeredaktor apo kryeministër të Kosovës?

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim pas refuzimit të përballjes me disa gazetarë e analistë në debatin që do të zhvillohet sonte nga Kurti e Osmani.

Behramaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka pyetur se “a po garon për kryeministër apo për kryeredaktor të Kosovës?”, duke iu referuar kreut të VV’së, Albin Kurtit.

Tutje, ai iu është referuar Kurtit si “lider suprem”, pas përzgjedhjes së panelit të debatit.

Express raportoi se Kurti ka refuzuar që në panel të jetë gazetari Vehbi Kajtazi, që është kryeredaktor i gazetës Insajderi. Ndërkaq, Osmani nuk ka pranuar që të përballet me analistin Imer Mushkolaj.

Postimi i plotë:

A po garon për Kryeministër apo për Kryeredaktor të Kosovës? Lideri suprem sonte e paska ushtruar edhe zanatin e kryeredaktorit, duke e përzgjedhur panelin e debatit. Çudi qysh nuk paska zgjedhur të jetë në panel vetëm me Armend Mujën. /Gazeta Express/

Tags: