Ish krahu i djathtë i Erdoganit themelon parti të re

Njëri nga njerëzit më të besueshëm të Erdoganit, i cilësuari si ideologu i politikës së jashtme turke, Ahmet Davutoglu sot ka paralajmëruar se do të themelojë parti të re.

Ish Kryeministri dhe ish Ministri i Jashtëm i Turqisë, Davutoglu tashmë një kohë të gjatë ka qëndruar i heshtur dhe duke mos dalë në prkrahje të Erdoganit.

Njohës të politikës së brendshme të Turqisë parashikojnë dobësim të mëtejmë të fuqisë politike dhe rolit të Presidentit aktual të Turqisë, Erdogan si rezultat i veprimit të paralajmëruar nga ish partneri i tij politik, Davutoglu.