Ish kryeministri Haradinaj reagon pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aktakuzave të gjykatës speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Lajme365, Haradinaj beson te pafajësia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ku thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastërt, rezultat i të cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

RH/lajme365.com