Ish-kryeministri i Suedisë: Fitorja e Vetëvendosjes tregon zemërimin e popullit të Kosovës

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë dhe rezultatin në favor të Vetëvendosjes.

Ish-kryeministri suedez që tash është bashkëdrejtues i Këshillit Evropian në një postim në Twitter ka shkruar se rezultati pro Kurtit tregon revoltë të popullit të Kosovës ndaj politikës deri tani.

“Me 75 për qind të votave të numëruar, duket se Vetëvendosje e Albin Kurtit do të udhëheqë. Edhe pse jo shumë e papritur, kjo padyshim që tregon një zemërim të madh në politikën kosovare”, ka shkruar Bildt, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe Kurti në një intervistë ekskluzive për T7, ka thënë se do të ngutet për ta formuar Qeverinë e re, të cilën planifikon ta formojë me LDK’në.

LDK’ja është e dyta me 1 për qind më pak se sa VV’ja. /Express/