Ish kryetari i Malishevës niset për në Hagë

Ish-kreu i Komunës së Malishevës, njëherësh zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj është i ftuari i radhës i Gjykatë Speciale.

Ai sot është nisur për në Hagë, ku edhe do të intervistohet.

Kjo është bërë e ditur nga vet Kilaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje”, ka shkruar Kilaj.

Kujtojmë se mbi 250 ish-ushtarë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale, me shumicën prej tyre që u janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese. /Lajmi.net/