Ish-kryetari i VV-së në Lipjan i bashkohet PDK-së

Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan, Selatin Retkoceri i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili i ka uruar mirëseardhje në parti Selatin Retkocerit.

“Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik. Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët. Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në rrjete sociale.