Ish lojtari i Partizanit të Beogradit, malazezi Dejan Vukiçeviq, trajner i ri i Feronikelit

Feronikeli ka prezantuar trajnerin e ri pas largimit të Zekrija Ramadanit.

Tashmë skuadra i është besuar trajnerit Dejan Vukiçeviq, shkruan GazetaOlle.

Njoftimi: Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiçeviq. Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buduçnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukiçeviq ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrieres së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.

Vukićević ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Sot në stervitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.Ftojmë mediat të jenë të pranishme në stadium në orën 17:45.