Ish-shefi i kabinetit të Thaçit, merr pozitë të rëndësishme në PDK

Me përzgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës, janë emëruar edhe disa nga bashkëpunëtorët e ish-kryetarit të partisë dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ish-ministri, që për një kohë ishte edhe shef i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, do të jetë anëtar i Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, në kryesi të re do të jenë edhe ish-ambasadori Bernard Nikaj dhe Donika Shahini./gazetaBlic