Ish ushtari i UÇK-së nga Plava e Dragashit, Petrit Bojaxhiu, ftohet nga Gjykata Speciale

OVL-UÇK dega në Sharr njofton se ish-ushtari i UÇK-së njëherit kapiten i shtabit të përgjithshem të FSK-së, Petrit Bojaxhiu, i është dërguar ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Me këtë rast ne si OVL-UÇK reagojmë ashpër ndaj gjykatës speciale për padrejtësin që po i bëhet bashkëluftëtareve tanë, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, edhe Petrit Bojaxhiu, njofton se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së me datë: 25.09.2019.