Ish zv.kryeministri po e paralajmëron largimin nga VV-ja?

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje dhe ish zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka lënë të kuptohet se po largohet nga ky subjekt politik.

Ai ka bërë një status të çuditshëm në rrjetin social Facebook.

“Të dashur qytetarë- votues

Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.

Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë.

Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.”, ka shkruar Abazi.

Por a është ky një paralajmërim për tu larguar nga Vetëvendosje, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.