Ish zyrtari i lartë i LDK-së aderon në PDK

Ish Shef i Grupit të Anëtarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Flamur Shala, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shala ka qenë edhe zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës dhe anëtar shumëvjeçar i saj.

Lajmin për aderimin e Flamur Shalës në PDK e ka dhënë vetë kreu i saj, Kadri Veseli.

“Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shrkuar Veseli në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ky është postimi i plotë i Kadri Veselit: