Islami: Nga sot Llapi bastion i Vetëvendosjes

Mijëra qytetarë ishin të pranishëm në Llap në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Llapjanët e konfirmuan mbështetjen e madhe për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kandidati për deputet i LVV-së, Gazmend Islami ka publikuar disa fotografi nga ky tubim, ku tregoi se morri mbështetje edhe nga Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Nga sot, Llapi është bastion i Vetëvendosjes. Këtë na e konfirmuan mijëra qytetarë Llapjanë të cilët ishin të pranishëm në tubimin e Lëvizje Vetëvendosje në Besianë, ku kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, mori përkrahje të madhe.

Në tubim na nderoi edhe prezenca e kryetarit të Balli Kombëtar Demokrat nga Shqipëria, Artur Roshi, i cili shprehu përkrahjen e tij të madhe për kandidatin Gazmend Islami.

#Vetëvendosje #erdhidita #GazmendIslami86”, ka shkruar Islami në Facebook.